Gjendet kafkë fosile e balenës 12 milionë vjeçare në Maryland

foto

Një fosil i kafkës së balenës që vlerësohet të jetë rreth 12 milionë vjeç është gjetur në një plazh në Gjirin Chesapeake në Maryland, sipas një muzeu lokal.

foto

Zbulimi u bë në tetor nga një burrë nga Pensilvania, Cody Goddard, i cili po kërkonte për fosile dhe dhëmbë peshkaqeni, tha në një deklaratë Muzeu Detar Calvert.

“Ndihej sikur kishim fituar Kupën e Botës të Paleontologjisë! tha Stephen Godfrey, kurator i paleontologjisë në muzeun në shtetin lindor të SHBA.

“Ne nuk e dimë ende se çfarë lloji i balenës së Miocenit është kjo,” tha ai. “Këtë do ta dimë vetëm pasi të jetë përgatitur.”

Muzeu tha se u deshën dy muaj për të nxjerrë dhe lëvizur kafkën, e cila ishte e mbështjellë në një bllok të ngurtësuar sedimenti dhe peshon rreth 650 paund (295 kilogramë).

Është kafka më e plotë fosile e balenës e gjetur ndonjëherë në zonën e Calvert Cliffs, sipas muzeut, dhe është pagëzuar me emrin “Cody” për gjetësin e saj.

Godfrey tha se kafka është zhvendosur në laboratorin e përgatitjes së fosileve të muzeut dhe mjete të specializuara do të përdoren për të hequr sedimentin që mbështjell pjesën më të madhe të tij, një proces që do të zgjasë shumë muaj.

foto