Samsung shfaq aftësitë e sensorëve 200 MP përmes printimit masiv

foto

Gjatë vitit të kaluar mësuam informacionin e parë për sensorin e ri të kamerës 200 MP nga Samsung. Që atëherë, kompania e ka bërë një hap më tej, duke prezantuar një model të ri të këtij sensori 200 MP. Dhe megjithëse kjo teknologji nuk është përdorur ende në një pajisje, Samsung ka vendosur të reklamojë aftësitë e saj duke printuar një foto në përmasa shumë të mëdha.

Siç tregohet në videon më poshtë, piktura e varur në një ndërtesë është gjigante dhe zë një sipërfaqe prej afërsisht 616 m2 (deri në 1.5 fusha basketbolli). Ky imazh është shkrepur nga sensori 200 MP i Samsung, dhe projekti është zhvilluar nga kompania për të “testuar kufijtë e sensorit 200 MP dhe cilësinë e imazhit të shkrepur nga ky sensor i kamerës”.

Printimi në një shkallë kaq të madhe është problem, pasi sa më i madh të jetë printimi, aq më shumë defekte do të shfaqen në foto.

Duhet të theksohet, megjithatë, se sensori 200 MP i Samsung është ende në fazën e testimit. Ekipi mbeti i kënaqur me rezultatet e testit të mësipërm, pasi ata krijuan një pamje shumë të mirë, me shumë detaje.

Printimi ishte një sfidë më vete, pasi imazhi 616 m2 duhej të printohej në 12 pjesë të ndryshme që do të qepen më pas për të krijuar imazhin gjigant.