Satelitët ALBANIA-1 dhe ALBANIA-2 lëshohen në orbitë nga SpaceX

Lëshohen në hapësirë satelitët Albania 1 dhe Albania 2. Kryeministri i vendit Edi Rama ka postuar në faqen e tij në Facebook momentin kur satelitët janë lëshuar në hapësirë nga Cape Canaveral në Florida.
Tani Shqipëria ka më shumë aftësi për të kontrolluar, mbrojtur e administruar territorin përmes teknologjisë së imazherisë satelitore.
“Ja dhe kjo, u tha, u bë. Sapo është lëshuar nga Cape Canaveral, Florida raketa Falcon 9, misioni i përbashkët i SpaceX Transporter 6 që transporton për në hapësirë edhe satelitët tanë, Albania 1 dhe Albania 2.” – tha kryeministri Edi Rama në postimin e tij.
Ja si duken satelitët ALBANIA-1 dhe ALBANIA-2

