Toka është e mbuluar me gaz, NASA publikon video, ndotja shkakton nxehtësi ekstreme

foto

Aktiviteti njerëzor po rrit ndjeshëm sasinë e dioksidit të karbonit në atmosferë, një gaz serrë që kontribuon në ngrohjen globale.

foto

NASA ka publikuar disa imazhe mbresëlënëse që tregojnë vendet ku lirohet më shumë ky gaz dhe si lëviz gjatë gjithë vitit. Videoja tregon dioksidin e karbonit të emetuar në vitin 2021 nga burime të ndryshme: lëndët djegëse fosile në ngjyrë portokalli, biomasa e djegur në të kuqe, oqeani që e thith atë shfaqet me pika blu dhe toka me pika jeshile.

foto

Për ekspertët dhe shkencëtarët, kjo ndotje është arsyeja kryesore që në planetin tonë po ndodhin fenomene të rrezikshme natyrore, duke filluar nga stuhitë e ndryshme të shiut që shkaktojnë përmbytje në nivele rekord, deri te valët përvëluese të të nxehtit, të cilat aktualisht janë më të forta dhe po zgjasin më shumë. Paralajmërimi është se nëse nuk ndërmerren veprime për të frenuar ndotjen, kushtet e motit do të bëhen edhe më të këqija dhe të papërballueshme për miliona njerëz në mbarë botën.