OpenAI mohon akuzat e padisë së Elon Musk, kërkon shkarkimin në gjykatë
OpenAI ka hedhur poshtë pretendimet e bëra nga një prej investitorëve të saj fillestarë, Elon Musk.
Sipërmarrësi i teknologjisë kishte ngritur një padi kundër kompanisë dhe CEO të saj Sam Altman, në mars.
Ai akuzoi OpenAI për shkeljen e parimeve të saj themeluese duke bashkëpunuar me Microsoft.
Në përgjigje të këtyre pretendimeve, ekipi ligjor i OpenAI deklaroi se Musk e braktisi sipërmarrjen vite më parë kur oferta e tij për të dominuar dështoi.
OpenAI pretendon se pohimi i Musk se kompania ka braktisur vlerat e saj altruiste për përfitim është thjesht “histori revizioniste” dhe një përpjekje për të promovuar sipërmarrjen e tij të AI.
“Vite më parë, paditësi Elon Musk braktisi OpenAI-n kur përpjekja e tij për të dominuar sipërmarrjen dështoi,” thanë avokatët e OpenAI në dosjen gjyqësore që kërkonte pushimin e padisë.
“Tani që ai ka nisur një kompani konkurruese të AI, Musk kërkon të përdorë suksesin që OpenAI ka arritur dhe të drejtojë punët e OpenAI për përfitimin e tij komercial.”
Ekipi ligjor i OpenAI kundërshtoi gjithashtu pohimin e Musk se kompania ishte zotuar të mos komercializonte teknologjinë e saj.
Ata argumentuan, “Musk nuk mund të ngrejë padi për një marrëveshje që ai as nuk mund të pretendojë se ekziston”.
Kjo deklaratë u bë në përgjigje të veprimit të Musk për të cituar certifikatën e inkorporimit të OpenAI, ku ai theksoi premtimin e OpenAI për ta bërë produktin e tij të aksesueshëm për publikun.
Megjithatë, OpenAI sqaroi se ky angazhim nuk ishte i pakufishëm.
Në përgjigje të kritikave të Musk për partneritetin e tyre shumë miliardë dollarësh me Microsoft-in , ekipi ligjor i OpenAI deklaroi se “Musk nuk identifikon asnjë dispozitë të “Marrëveshjes Themeluese” të supozuar që ndalon licencimin e teknologjisë së OpenAI-së ose pengon një palë të tretë të zërë një vend vëzhguesi në bordin.
Kjo deklaratë është bërë për të hedhur poshtë pretendimin e Musk se partneriteti ka shkelur parimet e themelimit të kompanisë.
Seanca dëgjimore për mocionin për rrëzimin e padisë është caktuar për më 24 prill.