Apple hedh në treg një “xhep” prej 230 dollarësh për iPhone-in
Apple ka publikuar një “xhep” për iPhone me vlerë 230 dollarë.

iPhone Pocket i lejon pronarit të tij ta mbajë telefonin me vete si një çantë, të varur rreth shpatullës ose krahut. Vetë telefoni qëndron lehtë në material, duke i lejuar njerëzit ta nxjerrin ose ta vendosin lehtësisht.
Xhepi u krijua në bashkëpunim me markën e modës Issey Miyake dhe huazon nga palosjet karakteristike të stilistëve.

Apple tha se ideja “lindi nga ideja e krijimit të një xhepi shtesë”. “Dizajni mori frymëzim nga koncepti i ‘një cope pëlhure’ dhe riinterpretoi dobinë e përditshme të veshjeve ikonike të palosura të markës”, shkroi kompania në njoftimin e saj.
Kompania tha se u krijua si një bashkëpunim midis studios së dizajnit të Apple dhe Issey Mayake. Edhe pse shiten nga dyqanet e Apple, ato përfshijnë edhe markën e kësaj të fundit.
Xhepi me rrip të shkurtër kushton 150 dollarë, dhe ai me rrip të gjatë kushton 230 dollarë.
Xhepi menjëherë u tall për çmimin e tij. “Kjo duket si një provë lakmusi për njerëzit që do të blejnë/mbrojnë çdo gjë që lëshon Apple”, shkroi YouTuber-i i njohur Marques Brownlee.
Ato vijnë në një gamë ngjyrash dhe Apple tha se ishin zgjedhur për t’u lejuar klientëve të “përziejnë dhe kombinojnë me të gjitha modelet tona të iPhone”.
Xhepat do të shiten në internet në Apple, si dhe në një numër shumë të kufizuar dyqanesh.
