Ford teston teknologjinë e re që kufizon automatikisht shpejtësinë e makinave pranë objekteve të tilla si shkolla apo spitale

foto

Ford ka nisur testimin e një teknologjie të re që do të kufizojë automatikisht shpejtësinë e makinave kur ato ndodhen në një mjedis të caktuar, për të rritur sigurinë e njerëzve. Kjo skemë përdor “kufijtë virtualë” për të përcaktuar zonat me lëvizje të lartë të këmbësorëve, dhe kështu softueri kufizon shpejtësinë automatikisht.

Zona të tilla mund të jenë shkollat, spitalet apo qendrat tregtare, ku është shtuar prania e këmbësorëve. Në këtë mënyrë kjo teknologji mund t’i japë fund përdorimit të tabelave të kufizimit të shpejtësisë, duke i penguar drejtuesit e mjeteve të drejtojnë pa kujdes pranë zonave me rrezik më të lartë (madje duke i shpëtuar nga gjobat e shpejtësisë.

“Kjo teknologji ka një potencial të provuar për të përmirësuar drejtimin e përditshëm të makinave, duke e bërë më të lehtë dhe më të sigurt për të gjithë, jo vetëm për personin pas timonit.” tha Michael Huynh.

Kjo teknologji aktualisht është duke u testuar në Këln, Gjermani, në furgona tërësisht elektrikë E-Trans. Kufijtë virtualë ose “Geofences” vendosen në të gjitha zonat ku kufiri maksimal i shpejtësisë është 30 km/h në qendër të qytetit dhe në disa vende të tjera.