Kabllot e internetit nënujore mund të zbulojnë në zbulimin e tërmeteve
Kabllot e internetit që lëvizin në dyshemenë e oqeanit mund të përdoren për të zbuluar tërmete dhe cunami ose për të monitoruar se si ndryshimet klimatike ndryshojnë rrymat e oqeanit.
Në këtë mënyrë kabllot e internetit mund të luajnë rolin e një rrjeti gjigant sensorësh. Kjo teknikë u testua nga shkencëtarët në një lidhje me fibra optike nga Britania e Madhe në Kanada. Kjo është një teknikë mjaft e mirë, pasi instalimi i sensorëve në dyshemenë e oqeanit është shumë i kushtueshëm dhe shumë pak ekzistojnë në botë.
“70% e sipërfaqes së Tokës është e mbuluar nga uji, por të gjitha stacionet sizmike janë të vendosura në Tokë, pasi është shumë e vështirë dhe shumë e kushtueshme instalimi i sensorëve të përhershëm në fundin e oqeanit”. tha Dr. Giuseppe Marra. Megjithatë, duke qenë se në botë ka rreth 1.3 milionë km kabllo nënujore, të dhënat e regjistruara prej tyre mund të përdoren shumë mirë.
Sipas Dr. Marra dridhjet, presioni dhe temperatura ndikojnë në një mënyrë shumë të vogël në shpejtësinë e dritës kur kalon përmes kabllos, e cila mund të zbulohet përmes instrumenteve shumë të ndjeshme.
“Nëse e zbatojmë këtë teknikë në një numër të madh kabllosh, ne mund ta transformojmë këtë infrastrukturë nënujore në një rrjet gjigant detektorësh tërmetesh, rrymash oqeanike dhe më shumë.” shtoi doktor Mara.