NASA po u kërkon zhvilluesve të krijojnë një mjedis VR për të përgatitur astronautët për misionet në Mars

foto

NASA po ofron 70,000 dollarë çmime për të gjithë zhvilluesit që mund të dizajnojnë meta-hapësirën më të mirë marsiane që do të përgatisë astronautët për misionet e ardhshme. Agjencia tha se “qëllimi është krijimi i një eksperience gjithëpërfshirëse, tërheqëse dhe realiste që do të ndihmojë në përgatitjen e astronautëve për përvojat dhe situatat që do të ndeshen në Planetin e Kuq”.

Zyrtarët kanë filluar të bashkëpunojnë për të krijuar botën virtuale me Buendea dhe Epic Games. Të dyja kompanitë kanë përfunduar pjesërisht një version virtual të Marsit. Bota virtuale u zhvillua duke përdorur Unreal Engine 5 të Epic Games, një platformë e përdorur nga shumë kompani për të krijuar mjedise të realitetit virtual.

Deri tani ky program ka krijuar kushte reale të gravitetit dhe motit në një terren prej 248 km2 të planetit. Ky program ka rikrijuar gjithashtu ngjyrën origjinale të planetit, me një nuancë portokalli që bëhet blu gjatë natës.

Zhvilluesit kanë për detyrë të paraqesin dizajne të ndryshme në 5 kategori: kërkimi shkencor, eksplorimi, krijimi i një kampi, mirëmbajtja e tij dhe “elementi surprizë”. Fituesi i secilës kategori do të fitojë 6,000 dollarë, ndërsa shuma e plotë prej 70,000 dollarësh do të ndahet midis 20 çmimeve individuale.