Prodhimi i iPhone 14 ngadalësohet për shkak të izolimit nga COVID-19 në Kinë

foto

Rregullat e izolimit të vendosura në Kinë për të parandaluar përhapjen e COVID-19 gjatë fundit të marsit po lehtësohen disi tani, por efektet e tij vazhdojnë të pengojnë industrinë e teknologjisë, duke ndërprerë planet e fabrikës së prodhimit dhe pikave të furnizimit. Edhe vetë Apple nuk është imun ndaj këtyre rregullave.

Sipas një raporti nga Nikkei Asia tregohet se prodhimi i modeleve iPhone 14 është të paktën 3 javë prapa planit të zakonshëm për shkak të izolimit në Shangai. Nuk dihet se cili prej modeleve, iPhone 14, 14 Max, 14 Pro apo 14 Pro Max, preket nga këto rregulla.

Është e rëndësishme të theksohet se prodhimi i iPhone 14 nuk ka filluar ende. Sipas këtyre burimeve, të gjitha modelet e reja të iPhone 14 janë në proces testimi të verifikimit inxhinierik. Pas përfundimit të kësaj faze, produkti do të futet në procesin e prezantimit të produktit të ri.

Nikkei Asia zbulon gjithashtu se një kompani tjetër – Luxshare Precision Industry – e cila nuk është pjesë e planit për të prezantuar produktin e ri, ka siguruar porosi për prodhimin e iPhone 14. Kjo tregon se sa seriozisht Apple e ka marrë këtë pengesë nga sistemi qeveritar kinez .

“Nëse procesi i zhvillimit mund të përshpejtohet dhe të çohet në nivelin tjetër deri në fund të qershorit ose në fillim të korrikut, atëherë Apple do të jetë ende në kohë për të arritur qëllimin e prezantimit masiv në shtator”. shkruan Nikkei Asia.