Si e kontrollojmë COVID-19 në trurin tonë?

foto

Studimi i fundit, i cili sugjeron se infeksioni COVID-19 ka pasur një ndikim në tru, krahasoi efektet e sulmeve të rënda të virusit me nivelin e rënies njohëse që ndodh midis moshës 50-70 vjeç. Studiuesit treguan se sulmet e rënda mund të shkaktojnë dëmtim të trurit të barabartë me humbjen e 10 pikëve në IQ.

Ky ndikim i qëndrueshëm i COVID-19 në miliona njerëz të infektuar po vlerësohet vazhdimisht dhe pas më shumë se 2 vitesh të përhapjes së pandemisë. Ekspertët po shqyrtojnë mekanizmat e saktë që shkaktojnë efekte neurologjike dhe po studiojnë nëse simptomat do të jenë të përkohshme apo të përhershme.

Alzheimer’s Disease International, nga ana tjetër, ka treguar se efektet e koronavirusit mund të shkaktojnë një përhapje të “pandemisë së demencës”, por ekspertë të tjerë sugjerojnë se “gjetjet sipërfaqësore shqetësuese” nuk janë aq shqetësuese sa mendohej më parë.

“Problemi është se ka kaq shumë faktorë socialë, presione dhe strese të lidhura me kohërat pandemike që ‘ndotin ujërat’.” thotë Serena Spudich, profesoreshë e neurologjisë në Yale School Medicine.

Ndarja e efekteve të koronavirusit me elementë të tjerë të lidhur indirekt me të mbetet një enigmë në progres për studiuesit.