Panelet diellore do të jenë të detyrueshme për të gjitha ndërtesat në BE
Bashkimi Evropian dëshiron të nxisë përdorimin në shkallë të gjerë të energjisë diellore duke rindërtuar industrinë e tij të prodhimit të paneleve diellore. Plani është ajo pjesë e strategjisë që do të ndiqet për të krijuar një pavarësi nga karburantet ruse, veçanërisht ajo e gazit natyror deri në vitin 2030. BE aktualisht merr rreth 40% të gazit natyror nga Rusia, me një kosto prej 110 milionë dollarë në ditë.
Gjysma e energjisë së BE-së do të vijë nga burime të rinovueshme deri në vitin 2030, më shumë se 2 herë më shumë se sasia aktuale, sipas një plani të Komisionit Evropian të quajtur RepowerEU. Ky ndryshim do të kushtojë qindra miliarda euro, por pjesa më e madhe e këtyre parave do të shlyhet përmes kursimeve në gazrat e importuar.
Si pjesë e këtij plani, BE prezantoi nismën e “tarracës diellore”, e cila do të bëjë të detyrueshëm instalimin e paneleve diellore në të gjitha ndërtesat e reja publike dhe tregtare. Qëllimi është të sigurohet mbi 320 GW energji fotovoltaike diellore në BE deri në vitin 2025 dhe pothuajse 400 GW deri në vitin 2030.
Për të arritur këtë qëllim do të ndihmojë shumë “tarraca diellore”. Sipas disa vlerësimeve, panelet diellore në ndërtesat e reja do të sigurojnë më shumë se 25% të të gjithë konsumit të energjisë elektrike në BE, më shumë se përdorimi i gazit sot.