Google po prezanton versionin e vet të shërbimit të inteligjencës artificiale private në cloud, ngjashëm me atë të Apple
Google po lançon një platformë të re të bazuar në cloud që u lejon përdoruesve të zhbllokojnë veçori të përparuara të IA-së në pajisjet e tyre, duke i mbajtur të dhënat private. Kjo veçori, praktikisht identike me Private Cloud Compute të Apple, vjen në një kohë kur kompanitë po pajtojnë kërkesat e përdoruesve për privatësi me nevojat në rritje llogaritëse të aplikacioneve më të fundit të IA-së.

Shumë produkte të Google përdorin funksione të inteligjencës artificiale si përkthimi , përmbledhjet audio dhe asistentët e chatbot-eve, në pajisje, që do të thotë se të dhënat nuk dalin nga telefoni juaj, Chromebook-u apo çfarëdo që po përdorni. Kjo nuk është e qëndrueshme, thotë Google, pasi mjetet e përparuara të inteligjencës artificiale kërkojnë më shumë arsyetim dhe fuqi llogaritëse sesa mund të ofrojnë pajisjet.

Kompromisi është që kërkesat më të vështira të inteligjencës artificiale të dërgohen në një platformë cloud, të quajtur Private AI Compute, të cilën e përshkruan si një “hapësirë e sigurt dhe e fortifikuar” që ofron të njëjtën shkallë sigurie që do të prisnit nga përpunimi në pajisje. Të dhënat e ndjeshme janë të disponueshme “vetëm për ju dhe askush tjetër, madje as për Google”.
Google tha se aftësia për të shfrytëzuar më shumë fuqi përpunimi do t’i ndihmojë veçoritë e saj të inteligjencës artificiale të kalojnë nga plotësimi i kërkesave të thjeshta në dhënien e sugjerimeve më personale dhe të përshtatura. Për shembull, thotë se telefonat Pixel 10 do të marrin sugjerime më të dobishme nga Magic Cue, një mjet i inteligjencës artificiale që nxjerr në pah informacionin nga aplikacionet e email-it dhe kalendarit, si dhe një gamë më të gjerë gjuhësh për transkriptimet e Recorder. “Ky është vetëm fillimi”, tha Google.
