Claude tani mund të krijojë grafikë dhe vizualizime interaktive drejtpërdrejt në chat

foto

Anthropic ka lançuar një veçori të re beta për chatbot-in e saj me inteligjencë artificiale Claude aftësinë për të gjeneruar diagrame, grafikë dhe vizualizime interaktive direkt brenda bisedës. Veçoria bazohet në një pamje paraprake të quajtur ” Imagine with Claude ” nga vjeshta e kaluar, duke e kombinuar atë me funksionalitetin ekzistues “Artifacts” – por e integruar direkt në rrjedhën e bisedës në vend të një paneli anësor dhe e etiketuar si “e përkohshme”, sipas Anthropic.

foto

Claude vendos vetë se kur një vizualizim do të ishte i dobishëm, megjithëse përdoruesit mund ta kërkojnë një të tillë edhe drejtpërdrejt. Shembujt përfshijnë kurbat interaktive të interesit të përbërë, një pemë vendimesh interaktive dhe një tabelë periodike të klikueshme. Kjo veçori është e disponueshme në të gjitha nivelet e çmimeve.

foto